“Disa në PD nuk do të pranojnë të garojnë”, Neritan Alibali: Një kandidat jo politik nga opozita për Tiranën, bazë e mirë për të ardhmen

Analisti Neritan Alibali, i ftuar në emisionin Log. në News24 të moderuar nga Endri Xhafo, komentoi zgjedhjet që do të bëhen së shpejti për Kryetar Bashkie në Tiranë, ku vuri theksin se disa figura në PD nuk do të pranojnë të garojnë.
Sipas Alibalit, nëse është një kandidat jo politik nga opozita, atëherë është një bazë e mirë për të ardhmen, për zgjedhjet e 2029-s.
Neritan Alibali: “Ka edhe një gjë, edhe nëse opozita fiton Bashkinë Tiranë, ky kryetar do të përballet me këshillin bashkiak që dominohet nga Partia Socialiste. Por nëse është një kandidat jo politik nga opozita, atëherë është një bazë e mirë për të ardhmen, po flas për zgjedhjet e 2029-s.
Të marrësh një rezultat shumë negativ, del i turpëruar nga gara. Unë mendoj që në PD, ata që mund të garojnë për kryetar të Bashkisë Tiranë, nuk do të pranojnë.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


