Ceremonia shtetërore e lamtumirës për Servet Pëllumbin, Rama merr pjesë në homazhe

6 Maj 2026, 12:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për Servet Pëllumbin, Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë mesditë në homazhet në nder të Servet Pëllumbit, një figurë e shquar e politikës shqiptare që u nda nga jeta një ditë më parë.

Homazhet në nder të Pëllumbit nisën 12:00. Pas orës 12:30 do të nisë ceremonia e përcjelljes, ndërsa do të mbahen dy fjalime. Shoqërimi do të behet sipas protokollit shtetëror, ndërsa nisja për në varrezat e Sharrës do të jetë në orën 13:00.

Pëllumbi është një nga themeluesit e Partisë Socialiste dhe ish-kryetar i Kuvendit. Ai është konsideruar një nga figurat më me integritet që pas viteve ’90.

Servet Pëllumbi ka lindur në Korçë dhe pas viteve 90, ai ka kandiduar në këtë zonë elektorale. I ndjeri ka kryer studimet e larta në Universitetin e Petersburgut dhe është titulluar atje doktor i shkencave në Letërsi.

Nga viti 1960 – 1963, ai ka qenë pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ka ushtruar këtë profesion deri më 1977. Që nga ky vit, politikani është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës, teksa për gati tre vite ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ndryshimet demokratike në vitin 1990, e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, post që e mbajti deri në vitin 1996.

Ai ka udhëhequr fushatën e socialistëve, për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën dhe më pas fushatën për lirimin e Fatos Nanos nga burgu.

Njihet si një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrje aktive në komisionet e ndryshme parlamentare.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova