Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

6 Maj 2026, 13:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur

Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të Flamur Nokës, i cili në një postim shkruante se Salianji hiqet si opozitar dhe nuk e sulmon kurrë Ramën.

Humor alla Babale. Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe PD. Asnjë gërmë e jo fjalë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin. E tronditi duke i shërbyer.  Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera”, shkruante Noka.

Në postim, Salianji e quan Nokën, “Mul Çupëlina” e “bulldogu i Sali kolltukut”.

"Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!", thotë Salianji.

Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.

Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.

Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!

Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.

Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.

Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron.

Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo është drama e PD dhe shoqërisë, e për këtë do vazhdoj te luftoj”, shkruan Salianji.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova