“Servet Pëllumbi, mik i popullit”/ Namik Dokle në ceremoninë e homazheve: Ishte jo vetëm politikan, filozof e mendimtar, por mbi të gjitha njerëzor!

Nga ceremonia e homazheve në nder të ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, Namik Dokle vlerësoi figurën e tij, duke u shprehur se Pëllumbi gjithmonë ishte aty ku duhej me shumë mençuri, kurajë e largpamësi.
Gjithashtu u shpreh se Pëllumbi do të mbahet mend si një njeri që ishte jo vetëm politikan, mendimtar e filozof, por mbi të gjitha njerëzor.
“Një jetë e tërë njerëzore e politike. Që nga dita e parë e themelimit të PS, bën betejat e vështira, në mundimet e ndërtimit të një shoqërie me njerëzit dhe për njerëzit. Ai ishte aty ku duhej më shumë mençuri, kurajë e largpamësi. Profesor Servet Pëllumbi ishte protagonist i udhëheqjes së PS. Thelbi i ndryshimit në konceptimin e tij ishte i një shoqërie normale”, u shpreh ai, duke shtuar: “Ai ishte mik i popullit, dhe çdo ditë takonte njerëzit, të njohur e të panjohur, socialistë dhe josocialistë. Dëgjonte halle dhe përpiqej t’i zgjidhjet, ishte politikan filozof mendimtar, por mbi të gjitha njerëzor”.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
