Bremer në shitje, ndryshime në mbrojtje te Juventus, zbardhet lista e alternativave

Fusha dhe merkato janë dy fronte që po ecin paralelisht te Juventus, e cila ndërsa lufton për të siguruar një vend në UEFA Champions League, ka nisur njëkohësisht të ndërtojë skuadrën e së ardhmes nën drejtimin e Luciano Spalletti.
Vëmendja kryesore është përqendruar te repartit mbrojtës, ku shumë do të varet nga e ardhmja e Gleison Bremer. Mbrojtësi brazilian, i lidhur me klubin deri në vitin 2029, ka një klauzolë largimi prej 58 milionë eurosh dhe mbetet një nga asetet më të kërkuara në merkato. Një shitje e mundshme e tij do të hapte rrugën për një ristrukturim të thellë të mbrojtjes bardhezi.
Në këtë drejtim, drejtuesit juventinë po vlerësojnë disa profile me eksperiencë ndërkombëtare, mes tyre Nathan Aké dhe John Stones nga Manchester City. Të dy sjellin cilësi dhe eksperiencë, megjithëse për Stones mbeten disa pikëpyetje në aspektin fizik. Paralelisht, klubi po monitoron edhe alternativa më të reja dhe më ekonomike si Samson Baidoo dhe Joel Ordóñez, lojtarë me potencial për të ardhmen.
Megjithatë, dëshira kryesore e trajnerit Spalletti mbetet Kim Min-jae. Qendërmbrojtësi i Bayern Munich, i cili ka punuar më parë me teknikun italian, mund të largohet nga Gjermania dhe të rikthehet në Serie A. Juventusi po studion mundësinë e një huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa shumë do të varet nga vendimi i klubit bavarez dhe nga këmbëngulja e Spallettit për ta pasur sërish në skuadër.
Një verë e nxehtë pritet në Torino, ku vendimet në merkato mund të përcaktojnë fytyrën dhe ambiciet e Juventusit për sezonin e ardhshëm.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128