Tkurret “kolonia” kuqezi në Serie A, Hysaj-Gjimshiti bëjnë gati “valixhet”

Prej shumë vitesh, Serie A ka qenë një “oaz” i preferuar për legjionarët kuqezi, por ky trend ka ndryshuar, tani janë të paktë ata që luajnë në elitën e futbollit italian. Nga Serie A, në fund të këtij sezoni mund të largohen edhe dy personazhe emblemë që prej vitesh kanë qenë kryefjalë, përfaqësuesit më cilësor të futbollit shqiptar në Itali, bëhet fjalë për Berat Gjimshitin dhe Elseid Hysaj. Kapiteni dhe zëvendës kapiteni i Shqipërisë janë futur në vitin që i përfundon kontrata me ekipet respektive, Atalanta dhe Lazio.
Për Gjimshitin diskutimi është më ndryshe, pasi qendërmbrojtësi mbetet në pritje të një oferta nga Atalanta, dëshira e tij është të vijë të qëndrojë në Bergamo, por Atalanta pritet t’i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë në kuadër të sezonit të ri pasi janë të shumtë lojtarë që do të largohen, madje falas. Gjimshiti shihet nga disa ekipet të tjera në Serie A si një okazion i rëndësishëm pasi bëhet fjalë për një lojtar ekspert dhe pa shumë kosto, por nëse nuk rinovon me Atalantën, Gjimshiti mund të zgjedh një opsion më të mirë ekonomik larg Italisë.
E sigurt është që në fund të këtij sezoni nga Lazio dhe nga Serie A do të largohet Elseid Hysaj. Anësori kuqezi e ka mbyllur me Lazio, po kalon ditët e tij të fundit në kryeqytet, për të gjetur një sistemim të ri. Në 5 vite te Lazio, Hysaj luajti 131 ndeshje, realizoi 2 gola dhe dhuroi 4 asiste, 8 mijë minuta në total.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128