Bisedat e Këlliçit me Avramin e Ballukut, gazetari i PD i drejtohet Berishës: Po tani që tradhtari u kap me presh në dorë ca do bësh?!

Publikimi i bisedave mes Belind Këlliçit dhe një drejtori të Ministrisë së Infrastrukturës ka tronditur skenën politike shqiptare.
Mesazhet, të publikuara ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, ngrenë dyshime serioze për pazare të fshehta mes opozitës dhe qeverisë.
Përballë këtij skandali, gazetari Almer Toska i drejtohet drejtpërdrejt Sali Berishës me kërkesën për një reagim të menjëhershëm.
Nga Almer Toska
I dashur Doktor Sali Berisha
Shqiptarja.com publikoi sot në mënyrë ekskluzive një bisedë mes Belindë Këlliçit dhe një drejtori të Belinda Ballukut.
Një skandal i pastër. Një provë flagrante që opozita e rreme është e kapur, e zhytur në pazare dhe në komunikime të fshehta me qeverinë që shqiptarët e kanë refuzuar me neveri.
Unë, Doktor, këtë ta kam thënë me dhjetëra herë. E kam paralajmëruar publikisht dhe privatisht.
Ti mendoje se unë po e dëmtoja Belindin, se mos kisha tendencë apo prapamendim.
Jo, Doktor. Unë thashë vetëm të vërtetën. E sot, këto mesazhe e vërtetuan fjalën time deri në germën e fundit.
Ti e di që unë të dua, të respektoj dhe kam qenë krah teje gjithmonë. Por pikërisht sepse të dua dhe të besoj, po të drejtohem sot me fjalë të drejtpërdrejta:
Ti duhet të reagosh menjëherë.
Ti duhet të flasësh qartë me shqiptarët.
Ti duhet t’u shpjegosh raportin tënd me Belindin, me këtë aferë, me këtë kompromis që dëmton opozitën dhe shkatërron besimin.
Shqiptarët dhe demokratët nuk kanë nevojë për njerëz të kapur.
Shqiptarët dhe demokratët nuk kanë nevojë për pazare, kompromis dhe tradhti politike.
Shqiptarët dhe demokratët duan njerëz të vërtetë, të pastër, të ndershëm, që nuk bëjnë marrëveshje me kundërshtarin.
Duan opozitë, jo fasadë.
Ti ke qenë gjithmonë i gatshëm të largosh këdo që vendos interesin personal mbi betejën politike.
Tani është momenti të veprosh edhe më fort, edhe më shpejt.
Ky rast kërkon reagim dhe distancim të menjëhershëm.
Unë nuk dua asgjë më shumë sesa të vërtetën për shqiptarët. Dhe sot, e vërteta u konfirmua.
Mesazhet dolën. Të dhënat u zbuluan.
Ajo që kam thënë u provua.
Doktor, sot është dita të flasësh hapur.
Sot është dita të ndëshkosh të kapurit.
Sot është dita të tregosh që opozita nuk është në shitje.
Shqiptarët nuk meritojnë më tradhti.
Shqiptarët meritojnë drejtësi, transparencë dhe njerëz që nuk i shesin për një telefonatë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

