Benet Beci për rezultatin: E jashtëzakonshme, do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit

15 Maj 2023, 12:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Benet Beci për rezultatin: E jashtëzakonshme, do ta bëjmë

Benet Beci kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës pas fitores ka shprehur entuzioazmin e tij duke e vlerësuar të jashtëzakonshme rezultatin në Shkodër pasi kryeson me një diferencë të madhe votash. 

"E jashtëzakonshme për Shkodrën. Atë që kemi thënë, do t’i fillojmë shumë shpejt. Do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit për të cilin do të jemi krenarë. Kështu që faleminderit të gjithëve, shumë mirënjohje, fillojeni këtë proces me qetësi".-Tha Beci.

Deri në këto momente Beci kryeson me 29,234 vota ose 60.28% kundrejt kandidatit të koaliconit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia i cili ka marrë 19,265 vota ose 39.72%.

Kandidati i PS-së, Beci është shfaqur në KZAZ-në Numër 2 në Shkodër ku dhe ka falenderuar komisionerët.

Deri më tani janë numëruar 212 qendra votimi nga 247 qendra votimi që ka në total Bashkia e Shkodrës.

 

Po ndodh...

ide