Yamal zbret nga froni Messin dhe Ronaldon, rekord në shitjen e fanellave

Lamine Yamal po e konfirmon statusin e tij si ylli i ri i futbollit botëror, jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe jashtë saj.
Në sytë e opinionit sportiv, talenti i Barcelonës shihet gjithnjë e më shumë si pasuesi i dyshes legjendare Messi–Ronaldo, duke konkurruar drejtpërdrejt me emra si Kylian Mbappé dhe Erling Haaland për podiumin e lojtarëve më të mirë në botë.
Edhe pse për nga trofetë rruga është ende e gjatë, 2025-a po mbyllet si një vit i jashtëzakonshëm për sulmuesin spanjoll. Yamal ka arritur një rekord domethënës: fanella e tij është më e shitura në botë.
Sipas të dhënave të publikuara nga “SportBible”, plot 1.32 milionë tifozë kanë blerë fanellën e 18-vjeçarit të Barcelonës, duke e vendosur atë në krye të renditjes globale të shitjeve.
Në vendin e dytë pozicionohet Lionel Messi, me legjendën argjentinase që ka shitur rreth 40 mijë fanella më pak. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke u renditur vetëm në vendin e shtatë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
