Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Trajneri i Interit, Chivu tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Bolognës në Superkupën e Italisë.
“Çfarë do të thoshte për mua të fitoja një trofe menjëherë? Nuk ndryshon asgjë për mua, nuk po kërkoj reputacion. Po shijoj rritjen e ekipit tonë. Që nga fillimi i sezonit, i premtuam vetes se do të luanim çdo ndeshje me dëshirë dhe ambicie. Meqenëse jemi këtu, edhe nëse ndoshta nuk e meritojmë duke qenë se nuk fituam asgjë vitin e kaluar, duam ta luajmë deri në fund”.
“Ne e dimë çfarë duam dhe çfarë mund të bëjmë. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar ekipe me potencial për të fituar trofe. Është një kënaqësi dhe nder të stërvit këtë grup. Ata kanë punuar shumë pavarësisht vështirësive dhe disa zhgënjimeve. Është një grup i bashkuar, plot dëshirë. Është i uritur. Si staf, ne kemi bërë gjithçka që mundemi për të rikthyer besimin, vetëvlerësimin, pasionin dhe gëzimin në këtë lojë, e cila ndonjëherë është e mrekullueshme dhe ndonjëherë mizore”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
