Djali i Fredi Belerit feston fitoren e të atit por ja çfarë thotë

15 Maj 2023, 12:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Djali i Fredi Belerit feston fitoren e të atit por ja çfarë

Është shprehur i emocionuar djali i Fredi Belerit pas fitores së babait nga qelia e burgut. Petro Beleri, djali i kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë e Himarës, e ka vlerësur si një ditë shumë e madhe për Himarën. Ndërsa nuk ka folur për babain e tij që aktualisht ndodhet në burg pasi në një prononcim për Euronews Albania tha se nuk i lejohet të komunikojë me të.

Jam shumë i emocionuar, sot është një ditë e madhe për Himarën. Shikoni çfarë bëhet këtu.

Nuk më lejojnë të flas me babain, nuk e di nëse e ka marrë vesh për fitoren.

Është një lojë politike që duhet ta zgjidhim. Jemi njerëz të thjeshtë dhe duam të bëjmë sa më mirë të mundemi. Jemi të gëzuar, por jemi dhe të mërzitur nga situata. Pasi nuk kam asnjë informacion se ku ndodhet babai im nuk di asgjë”, tha Beleri.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, është  arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhjet', pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia mbrëmë në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej ditësh në hetim.

 

Po ndodh...

ide