Bëj edhe ti Listën tënde, Protesta po e pret!

14 Qershor 2026, 13:36 / POLITIKË NGA POLI HOXHA
Bëj edhe ti Listën tënde, Protesta po e pret!

Nxito sa nuk është vonë!

Nxirr edhe ti Listën tënde të "qeverisë" që i duhet urgjentisht Protestës! Pasi ke mbajtur apo dëgjuar fjalime dhe je siguruar që Mikrofonin i Protestës deri të nesërmen në 18.30, nuk do ta kap askush, mos humb kohë të vish "vërdallë" edhe 3 orë me "turmën". Ulu në kafenetë rrotull kryeministrisë siç ke bërë këto 13 netë dhe bashkë me mendimtarët e tjerë të Mikrofonit, bëj një Listë.

Kur Protesta pas orës 24.00 të natës të ketë shkuar në shtëpi, ti lësho Statusin në FB nga kafeneja që po mbyllet: "Madhështore. Por tani ka ardhur koha që një grup i zgjedhur nga elita intelektuale dhe aktiviste, të marë frenat e Protestës në dorë!                                  

Pas kësaj publiko Listën tënde. Por Kujdes!                    Te lista jote, ti duhet të jesh vetëm propozues dhe nënshkrues. Sepse ti nuk ke hallin e asaj që mund të përfitosh nesër nga Protesta, por vetëm të Protestës.  

Të jesh vetëm propozues dhe nënshkrues, nuk është keq për një pozicion kontribues në "Shqipërinë e re". Po gjithsesi që të jesh brenda, porositi larg e larg ata që ke futur te Lista jote, që të mos harrojnë të të fusin emrin te Lista e tyre. Nxito kape valën madhështore të Protestës, propozo edhe "intelektualë" që në ditët e para të Protestës e kanë sharë, ironizuar, i kanë parashikuar dështimin e shpejtë, kanë hedhur helm e konspiracione të çmendura, kanë thënë që në këtë vend ka vetëm dy alternativa, Rama dhe Berisha! Mos e vrit mendjen nëse Lista jote për "qeverinë" e Protestës, ka nga këto vogëlsira. Edhe pse më shumë e kanë pasqyruar dhe mbrojtur mediet e huaja, në fund Protesta mbetet shqiptare. Dhe dihet shqiptarët vetëm 3 ditë mbajnë mend!                                                           

Ndaj vazhdo me Listën tënde. Një gjë është e sigurt: Protesta nuk po e arrin qëllimin, sepse po pret Listën tënde!/Alfapress.al

Po ndodh...

ide