Trump paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes SHBA-Iran, por Teherani nuk konfirmon datën

Një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pritet të nënshkruhet së shpejti, sipas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump.
Trump njoftoi se dokumenti mund të firmoset gjatë së dielës dhe se menjëherë pas kësaj do të rihapet Ngushtica e Hormuzit për lundrimin ndërkombëtar.
Megjithatë, autoritetet iraniane nuk e kanë konfirmuar afatin e shpallur nga Uashingtoni. Zyrtarë në Teheran kanë deklaruar se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar mbi memorandum-in e mirëkuptimit, duke lënë të kuptohet se negociatat vazhdojnë dhe se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim.
Pavarësisht mospërputhjeve mbi kohën e nënshkrimit, të dyja palët kanë sinjalizuar se është bërë përparim i rëndësishëm drejt një kompromisi.
Sipas burimeve diplomatike, është arritur dakordësi për një tekst fillestar që do të hapte rrugën për negociata teknike mbi çështjet më të ndërlikuara, përfshirë programin bërthamor iranian dhe lehtësimin e sanksioneve.
Po ndodh...
ide
Koha e tyre mbaroi
Two sides of the same coin!
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128