Tentoi të grabiste një banesë në Farkë, arrestohet hajduti serial

14 Qershor 2026, 11:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tentoi të grabiste një banesë në Farkë, arrestohet

Një 53-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.K, person me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës. Ai rezulton autor i disa vjedhjeve në qytet.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”. Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide