Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare

16 Korrik 2025, 16:04 / POLITIKË ALFA PRESS
Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së

Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare.

Kujtojmë se vajza e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, Besiana Kadare, u emërua si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) më 1 tetor të vitit 2021.

Para se të merrte detyrën e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Bediana Kadare ka shërbyer si Ambasadore e Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

D E K R E T PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:

Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Po ndodh...

ide