A deshi Rama ta djegë duke e kandiduar në Vlorë, Damian Gjiknuri: Ai eksperimentoi...

Deputeti i PS nga lista e hapur në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, i ftuar në “Log.” ka deklaruar se kandidimi i tij në Vlorë ishte një eksperiment politik nga ana e kryeministrit Rama, që sipas tij dha rezultat pozitiv.
Gjiknuri pranoi se gara ishte e vështirë, por theksoi se kontributi i tij ndikoi në marrjen e mandatit të nëntë për Partinë Socialiste në këtë qark.
“Ishte një përvojë politike dhe rezultati u dha”, u shpreh Gjiknuri, duke komentuar vendimin e kryeministrit për ta dërguar në një zonë ku ai kishte qenë i shkëputur për katër vite.
I pyetur se si do të ishte gara e tij nëse do të kandidonte në Tiranë, Gjiknuri tha se Tirana ka hapësirë më të madhe dhe është më konkurruese.
“Në Vlorë u riktheva pas një periudhe shkëputjeje, dhe kjo e bëri më të vështirë. Por shpresoj që kontributi im me votat të ketë ndihmuar në rezultatin që arritëm,” shtoi ai.
Damian Gjiknuri: Jam i kalitur. Nuk ka pasur orientin vote. Kryetarët e bashkive ishin neutralë.
Endri Xhafo: A deshi Rama të të djeg?
Jo, Rama eksperimentoi dhe rezultoi pozitiv. Aplikoi eksperiencën politike dhe rezultati u dha. Ndryshe nga PD që nuk pati efekti i Berishës në terren. Fushata e 12-të e imja.
Fushata individuale është e vështirë, u caktova ditën e fundit dhe kjo ma bëri të vështirë garën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




