Sherr në Kuvend! Flamur Noka 'i krekoset' Peleshit: S’më kërcet mua.../ Elda Hoti përplaset me Taulant Ballën: Kush je ti, kush je...

2 Prill 2026, 14:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Sherr në Kuvend! Flamur Noka 'i krekoset' Peleshit:

Seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka “shpërthyer” në ofendime, ndërkohë që i është tërhequr vëmendja edhe nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Nuk më kërcet mua se çfarë tërheq ti...”, ia ktheu Noka Peleshit, ndërsa vijoi fjalën e tij dhe bllokoi foltoren e Kuvendit.

Menjëherë, Garda u vendos në kordon përpara ministrave, teksa në “ndihmë” të Nokës shkuan edhe deputetë të tjerë demokratë.

Situata u agravua më tej, ku në debat u përfshinë edhe deputetja Elda Hoti me Taulant Ballën.

 

Po ndodh...