Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

2 Prill 2026, 14:44 / BOTA ALFA PRESS
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i

Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Monica Garcia, kritikoi ashpër lajmin e New York Post që pretendonte se administrata Trump kishte kërkuar informacion për rastin e 25-vjeçares paraplegike Noelia Castillo Ramos, e cila ndërroi jetë më 26 mars në Barcelonë përmes eutanazisë, pas një beteje dyvjeçare ligjore kundër dëshirës së babait. Në lajm thuhet gjithashtu se gruaja kishte shprehur mendim tjetër në orët e fundit, i cili sipas burimeve është injoruar.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë ka mohuar çdo komunikim nga Shtetet e Bashkuara mbi rastin. Garcia theksoi se “Spanja është një vend serioz, me një sistem shëndetësor të fortë dhe një kornizë ligjore që mbron dhe kujdeset për të gjithë njerëzit, përfshirë ata që zgjedhin të kërkojnë ndihmë për të vdekur me dinjitet në kuadër ligjor, të vlerësuar nga komitete klinike dhe të miratuar nga gjykatat”.

Kujtojmë që tensionet mes qeverisë spanjolle dhe administratës amerikane janë shtuar, pas refuzimit të përdorimit të bazave dhe hapësirës ajrore spanjolle për operacione ushtarake në Iran. Komentatorët shohin këtë presion si një mundësi për ndërhyrje të mëtejshme edhe në çështje ligjore që përfshijnë partinë socialiste dhe familjen e kryeministrit Pedro Sanchez.

Noelia Castillo ishte paraplegike pas një tentative për vetëvrasje dhe viktimë e sulmeve seksuale. Spanja, një prej pak vendeve europiane që legalizoi eutanazinë në 2021, ka regjistruar 1.123 raste eutanazie deri në fund të 2024.

Po ndodh...