Albin Kurti reagon për ndalimin e ish-deputetit të VV në kufi: Serbia tregon se nuk do marrëdhënie fqinjësore

26 Maj 2025, 22:17 / KOSOVA ALFA PRESS

Albin Kurti reagon për ndalimin e ish-deputetit të VV në kufi:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi ish-deputeti Gramos Agusholli u ndalua në pikën kufitare Merdare e më pas u lirua.

Kurti tha se Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore

“Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar”.

“Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë” , shkroi Kurti në Facebook.

 

Po ndodh...