“O tradhtar jep dorëheqjen sa më parë”/ Ja si u prit sot Rama në Berlin (VIDEO)

16 Qershor 2026, 23:09 / POLITIKË ALFA PRESS

“O tradhtar jep dorëheqjen sa më parë”/ Ja si

Edi Rama udhëtoi paraditen e kësaj të marte drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin.

Por teksa ishte duke shkuar në sallën e konferencave, Rama është pritur me protesta nga emigrantët shqiptarë atje.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ata kanë shprehur revoltën e tyre kundrejt kreut të qeverisë.

Protestuesit e shoqëruan reagimin e tyre edhe me fishkëllima, ndërsa Rama, përpara se të largohej me mjetin zyrtar, i përshëndeti me dorë.

Po ndodh...

ide