“Nuk jam sjellë mirë me familjen”/ U gjet i djegur në makinë, letra zbulon detaje nga akti i rëndë i 66-vjeçarit në Korçë

21 July 2026, 11:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë. Sipas të dhënave, mësohet se viktima, që u gjet i djegur në makinë, jetonte momentalisht vetëm pasi ka patur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me dy fëmijët që ka çifti.

Viktima, Irakli Çinoku ka lënë një shënim para ndërmarrjes së aktit të rëndë duke i vënë flakën mjetit e duke u vetëflijuar. Në shënimin e gjetur nga policia, mësohet se viktima ka shkruar; “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”.

Dyshohet se kjo ka qenë arsyeja që 66-vjeçari i dha fund jetës, pasi ndihej fajtor për marrëdhënien jo të mirë brenda familjes. Policia vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

 

Po ndodh...

ide