Kontinenti i humbur Zelandia zbulohet pas 375 vitesh

Pas spekulimeve shumëvjeçare, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e një kontinenti të quajtur Zelandia ose Te Riu-a-Māui në gjuhën maori, sipas “The Post”.
Zelandia kishte një sipërfaqe prej 1,89 milionë kilometra katrorë dhe dikur ishte pjesë e superkontinentit Gondwana, që përfshinte Australinë Lindore dhe Antarktidën Perëndimore mbi 500 milionë vite më parë.
Në vitin 1642, detari holandez Abel Tasman kërkoi “kontinentin e madh jugor”. Edhe pse nuk e gjeti, ai u takua me popullin maori, të cilët i treguan për një masë të madhe toke në lindje.
Vetëm në 2024, gjeologët zbuluan se kontinenti kishte qenë aty gjatë gjithë kohës, por i zhytur kryesisht nën ujë. Studiuesit e “GNS Science” në Zelandën e Re e përdorin këtë rast si shembull të mënyrës se si diçka e dukshme mund të mbetet e pazbuluar për shekuj.
“Procesi i shkëputjes së Zelandiës nga Gondwana ende nuk kuptohet plotësisht”, tha shkencëtari Tulloch. Ndërsa kolegu i tij, Nick Mortimer, me humor shtoi: “ Nëse ju mendoni, se çdo kontinent ka shumë shtete, Zelandia ka vetëm tre territore”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


