Vrasja e Liridona Ademajt, autori: Më thanë se është biznesmene serbe

Sot në Kosovë është mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje e cila krijoi indinjatë në Kosovë dhe Shqipëri.
Tomë Dodaj, është dënuar me 5 vjet burg e 5 mijë euro gjobë pasi pranoi se ia ka shitur Naim Murselit armën me 20 fishekë për 280 Euro. Dodaj pranoi fajësinë para togave të zeza.
Ndërsa Naim Murseli, i cili akuzohet se kishte premtuar 30.000 Euro kompensim për vrasjen e bashkëshortes së tij, nuk e ndjen veten fajtor për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai është deklaruar i pafajshëm në pyetjen për pranim të fajësisë ose jo.
Në akt-akuzë thuhet se Naim Murseli e kishte mbajtur me njërën dorë Liridonën që ajo të mos shmangte plumbin.
Ndërsa autori i vrasjes Granit Plava është mbrojtur në heshtje, e Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk do të deklarohet pa u konsultuar me avokatin e tij. Gjatë shqyrtimit fillestar më 31 Janar, Prokuroria ka lexuar akt-akuzën që rëndon ndaj katër të akuzuarve.
Sipas akt-akuzës, Naim Murseli ka deklaruar se motivi i vrasjes ishte presioni i lartë nga bashkëshortja dhe xhelozia e saj. Granit Plava ka deklaruar se i është thënë se duhet të vrasë një biznesmene serbe. E Kushtrim Kokalla ka thënë se Murseli e ka lutur për një vit që ta vrasë Liridonën.
Po ndodh...
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
