Dosja e Veliajt, sot në GJKKO mbahet seanca në themel për kryebashkiakun

10 Qershor 2026, 08:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja e Veliajt, sot në GJKKO mbahet seanca në themel për

Sot në GJKKO pritet të mbahet seanca e parë në themel e gjyqit të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes për 11 të pandehur të së njëjtës dosje.

Kujtojmë se më shumë se dy muaj e gjysmë para se çështja të ndahej, GJKKO urdhëroi SPAK-un t’i dorëzonte aktet hetimore Veliajt. I cili ndodhet në qeli që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e përmendura më sipër, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar nga bashkëshortja e tij, e pandehura Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me të.

Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak  të funksionit që kryen shtetasi Erion Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt  edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë  (përmendur më sipër) që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Po ndodh...

ide