Protestuesit vazhdojnë marshimin prej katër orësh: Gënjeshtrave iu erdhi fundi!

9 Qershor 2026, 23:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Protestuesit vazhdojnë marshimin prej katër orësh:

Prej katër orësh, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë dhe “opozita jemi ne”.

Kjo është dita e 10-të radhazi e protestës qytetare, e cila nisi duke kundërshtuar investimin dhe projektin që pritet të ndërtohet në Zvërnec.

Kësaj revolte i janë bashkuar me mijëra, qytetarë të pakënaqur, të zhgënjyer nga qeverisja kërkojnë të drejtat e tyre, një jetë me dinjitet, ekonomi më të mirë, shëndetësi, arsim , infrastrukturë, siguri në rrugë, siguri ushqimore. Janë të shumta çështjet që i kanë bërë bashkë.

Po ndodh...

ide