Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, sa qytetarë votuan deri në mesditë

28 Dhjetor 2025, 14:44 / KOSOVA ALFA PRESS

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, sa qytetarë votuan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 17.84%.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Ranillugu kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, 33.28%, ndërsa Leposaviçi ka pjesëmarrjen më të ulët, 1.57%.

Në kryeqytetin Prishtinë, deri në këtë orë votuan 21.51% e qytetarëve me të drejtë vote.

Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërsa numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe do të nisë të hënën.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë certifikuar gjithsej 24 subjekte politike, duke përfshirë parti, koalicione dhe kandidatë të pavarur.

Po ndodh...