Lista Serbe rikthehet në drejtimin e 4 komunave në Kosovë, kryetarët e zgjedhur marrin sot detyrën

Sot katër kryetarët e zgjedhur të komunave veriore në Kosovë do të marrin detyrën. Në orën 11:00, në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut do të mbahen seancat inauguruese, ku pas tre vjetësh, Lista Serbe rikthehet në drejtimin e komunave veriore.
Milan Radojeviç do të jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut. Në Zveçan do jetë kryetar Dragisha Miloviç, në Zubin-Potok Milosh Peroviç e Zoran Todiçi në Leposaviç.
Kryetarët e komunave veriore nga Lista Serbe u dorëhoqën më 5 nëntor të 2022, në kundërshtim të vendimit të qeverisë për targat, kohë kur u dorëhoqën serbët nga të gjitha institucionet.
Më 23 prill 2023 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb e kjo rezultoi me zgjedhjen e kryetarëve nga komuniteti shqiptar.
Ilir Peci në Zveçan, Lulzim Hetemi në Leposaviq, Izmir Zeqiri në Zubin Potok e Erden Atiq në Mitrovicë të Veriut mandatin e morën në maj të 2023, e në zyra shkuan më 26 maj me asistencën e policisë.
Kjo rezultoi në protesta të dhunshme nga serbët ku pati sulme ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve.
Ndërkohë në sallën ku do të mbahet seanca inauguruese e kryetarit dhe asamblistëve të rinj të komunës së Zveçanit ka patrullime të vazhdueshme të KFOR-it, EULEX-it dhe policia e Kosovës është vendosur para objektit të komunës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

