“Kurti është kryetar partie, jo lider”, Krasniqi: Di të bëjë vetëm kalkulime elektorale

Kalkulimet elektorale janë më prioritare për Kurtin sesa kalkulimet për Kosovën. Kështu u shpreh analsiti Afrim Krasniqi në studione Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, pas daljes së fundit të kryeministrit të Kurti dhe ngërçit të krijuar për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Krasniqit, Kurti tregoi që është vetëm një kryetar partie dhe jo lider për Kosovën.
“Ky është rast tipik ku zoti Kurti tregoi që është një kryetar partie. Të jesh lider i një vendi do të thotë të ofrosh zgjidhje për vendin dhe të kesh aftësinë për të kuptuar kush është thelbi i zgjidhjes. Formula e presidentit të Kosovës është e parashikuar në mënyrë të tillë që të jetë formulë konsensuale. Nuk është parashikuar që të krijon mizaskena të tilla ku del çdo ditë cakto dy kandidatë i tërheq mbas dy ditësh fut dy emra të tjerë dhe bën konferenca shtypi. Unë pashë argumentet e zotit Kurti sot dhe them të drejtën me keqardhje ndoshta dhe personale sepse pritshmëritë mund të kishin qenë të tjera. Unë kuptova që kalkulimet elektorale janë më prioritare për të sa kalkulime për Kosovën”, u shpreh Krasniqi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij Kosova ndodhet në një moment kritik dhe nuk ka luksin të humbasë kohë me ndarjen e posteve, ndërsa mosdakordësia e opozitës e ka dobësuar procesin.
“Dhe unë mendoj që, Kosova ndodh një moment kritik. Kosova nuk ka luksin të humbas asnjë minutë me ndarjen e posteve dhe me një debat shterp që nuk i sjell asgjë Kosovës, as pozitës së saj ndërkombëtare. Mazhoranca ka fituar votat e nevojshme për qeverisur vendin. Po mazhoranca nuk ka fituar votat për qeverisur gjithë Kosovën. Ka fituar 51% të votave aq të mjaftueshme sa të qeverisë vendin. Ajo mund të bënte zgjedhje midis kandidaturave të palës tjetër, duke detyruar opozitën që të vinte me kandidaturë dhe unë bashku me idenë që opozita me mosakordësinë e saj dhe mungesën e negociata brenda saj dobësoi procesin. Por në thelb i zoti i shtëpisë është kryeministri i Kosovës. Njeriu që ka marrë parlamentin është kryeministri i Kosovës. Drejtuesin e parlamentit do të marrë dhe presidentin. Nuk e kanë votuar qytetarët presidentin i cili ka mandat më shumë një vit më shumë sesa kryeministri. Ja do bëjmë zgjedhjet e reja. Çfarë do ndodhë? Mund të marr një ose dy mandata më shumë dhe prapë aty do shkojmë. Dhe kush është kostoja e Kosovës, një shtet i ri, pesë shtete të BE-së nuk e njohin, i bllokuar ndihma në raportet ndërkombëtare, u bë dy vite lobing për të hequr sanksionet e BE-së. Të ketë luksin që të zihet edhe dy vjet të tjera”.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128