Julian Alvarez te Barcelona? Ky është vendimi i sulmuesit argjentinas

28 Prill 2026, 23:54 / SPORT ALFA PRESS

Julian Alvarez te Barcelona? Ky është vendimi i sulmuesit argjentinas

E ardhmja e Julián Álvarez mund të jetë larg Atlético Madrid. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, sulmuesi 26-vjeçar ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona gjatë merkatos së verës.

Klubi katalanas e konsideron Álvarez një nga objektivat kryesorë për të përforcuar repartin ofensiv, në një moment kur e ardhmja e Robert Leëandoëski mbetet e paqartë dhe mund të largohet në fund të sezonit. Barcelona synon të sigurojë një sulmues që mund të marrë rolin e liderit në vijën e parë.

Sipas gazetës “Sport”, lojtari argjentinas i ka komunikuar drejtuesve të Atlético-s gatishmërinë për të kaluar në “Camp Nou”, një sinjal që mund të ndikojë ndjeshëm në negociatat mes palëve. Ndërkohë, drejtuesit katalanas kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, pavarësisht hezitimit të klubit madrilen për ta lënë të lirë.

Vetë Álvarez, në deklaratat përpara sfidës ndaj Arsenal në gjysmëfinalen e Champions League, nuk e përjashtoi mundësinë e transferimit, duke theksuar se nuk mund të konfirmojë apo mohojë gjithçka që qarkullon në media.

Zhvillimet në Champions League mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e bisedimeve. Nëse Atlético eliminohet, negociatat pritet të përshpejtohen me afrimin e muajit qershor.

Kontrata e Álvarez me klubin madrilen është e vlefshme deri në vitin 2030 dhe përfshin një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh, një shifër që e vështirëson çdo operacion për Barcelonën, e cila vazhdon të përballet me kufizime financiare.

Megjithatë, forma e shkëlqyer e sulmuesit, 19 gola dhe 9 asiste në 47 ndeshje këtë sezon,  e bën atë një nga emrat më të kërkuar në tregun europian.

Po ndodh...