Ndryshime në strukturat e Policisë, emërime të reja në disa drejtori dhe komisariate

Policia e Shtetit ka kryer ndryshime në disa struktura, ku janë bërë emërime të reja në drejtori të rëndësishme të Policisë Kufitare, si dhe në komisariate të vendit.
Sipas vendimeve të fundit, Arber Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë. Ndërkohë, drejtori i mëparshëm i këtij sektori është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.
Në Shkodër, drejtimin e Drejtorisë së Kufirit e ka marrë Agim Basha, i cili vjen nga Akademia e Sigurisë.
Po ashtu, në Durrës është emëruar Drejtor i Kufirit Altin Lila, ndërsa drejtori aktual i këtij sektori, Ermal Lila, është caktuar specialist në Policinë e Shtetit.
Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e Policisë së Tiranës, ku Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128