Detaje nga vrasja në Greqi: Shqiptari u qëllua me plumb në kokë në vendin e punës

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia.
Sipas mediave greke, trupi i pajetë u zbulua në zonën Bournia të Kalamata, ku viktima kishte një plagë në kokë, e dyshuar si e shkaktuar nga armë zjarri.
Autoritetet po kryejnë ekzaminime për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.
Hetimet janë përqendruar në rrethin e personave që kishin kontakte me viktimën.
Dëshmitarë të marrë në pyetje nga policia kanë deklaruar se 42-vjeçari mund të jetë vrarë nga një prej punëtorëve të tij, ndërsa po verifikohet edhe nëse viktima ishte vetë punëdhënës apo punëtor në stallën ku u gjet.
Policia greke ka nisur një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhin më shumë dritë mbi këtë krim të rëndë.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128