Konflikt pas një aksidenti në Prishtinë, pesë të lënduar
7 Shkurt 2026, 23:24 / KOSOVA

Pasditen e sotme, një përleshje fizike ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku pesë persona u rrahën mes vete pas një aksidenti trafiku.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor", deklaroi ai.
“Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut", shtoi Pllana.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Nga Sokol Neçaj
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Nga Gentian Gaba
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
Nga Blendi Kajsiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128