Gim Red Bulli në lupën e SPAK? Dyshimet për lidhjet me Lir Shtufin te kulla “Mali i Tiranës”
Hetimi për kullën “Mali i Tiranës” nuk po fokusohet vetëm te origjina e miliona eurove të drogës që janë investuar në projekt, por edhe te marrëdhënia mes biznesmenëve Ilir Shtufi dhe Agim Zeqo, i njohur si Gim Red Bulli. Po rindërtohen hap pas hapi lidhjet financiare mes tyre, duke ngritur dyshime se ato mund të jenë pjesë e një skeme më të gjerë të pastrimit të parave.
Në qendër të dosjes ndodhet kompania “Nova Construction 2012”, zhvilluesja zyrtare e kullës “Mali i Tiranës”. Sipas dokumenteve të cituara, Ilir Shtufi zotëron 91% të aksioneve, ndërsa Kujtim Shtufi 9%, duke e bërë Ilir Shtufin kontrolluesin kryesor të projektit. Emri i këtij të gundit lidhet me hetimin ndaj një grupi të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku dyshohet se fondet kriminale janë investuar në sektorin e ndërtimit.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është mënyra se si Agim Zeqo shfaqet pranë projektit, edhe pse fillimisht nuk kishte asnjë rol zyrtar. Sipas investigimit, më 1 tetor 2022, ditën kur u prezantua projekti fitues i kullës, Zeqo ishte i pranishëm përkrah drejtuesve të Nova Construction, megjithëse nuk figuronte si ortak apo aksioner.
Vetëm tre ditë më vonë, më 4 tetor 2022, ai firmosi një kontratë noteriale për blerjen e 20% të aksioneve të “Nova Solar System”, një kompani e lidhur me Nova Construction 2012, për 9 milionë lekë. Ky afrim në kohë mes shpalljes së projektit dhe hyrjes së Zeqos në strukturën e kompanive është një nga elementët që po verifikohet.
Një tjetër pikë kyçe e hetimit është pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Sipas dokumenteve të publikuara, rreth 2.3 milionë euro nuk janë paguar nga kompania që zotëronte lejen e ndërtimit, por nga vetë Agim Zeqo.
Pse një biznesmen që nuk ishte zhvilluesi zyrtar i projektit pagoi një shumë kaq të madhe? Cili ishte burimi i këtyre 2.3 milionë eurove? A ishte kjo një marrëdhënie normale biznesi apo pjesë e një skeme financiare për qarkullimin e kapitalit?
Dyshimet nuk ndalen vetëm te kjo pagesë.
Kompania “Nova Solar System”, ku Zeqo bleu 20% të aksioneve, sipas bilanceve të dorëzuara në QKB rezultonte me humbje financiare. Megjithatë, në qershor 2023 ajo mori një licencë 30-vjeçare për prodhimin e energjisë elektrike në një park fotovoltaik në Marinas të Fierit, lëvizje që po analizohet gjithashtu nga hetuesit.
Paralelisht, SPAK po verifikon edhe lidhjet financiare mes Nova Construction 2012 dhe Nova Solar System, burimin e investimeve në kullë, si dhe procedurat që çuan në miratimin e lejeve të ndërtimit dhe licencave.
Në të njëjtën kohë, kompania Nova Construction 2012 rezulton të ketë fituar edhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, procedurë që gjithashtu është objekt verifikimi./JOQ
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128