Ishte pjesë e protestave në Tiranë vetëm pak ditë më parë! Eurodeputeti Ștefănuță ndan pamjet nga tensionet para Kuvendit: Dhuna policore, e papranueshme!

2 July 2026, 20:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti Nicolae Ștefănuță ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si dhunë policore ndaj protestuesve gjatë protestës së sotme në Tiranë.

 
Pak ditë më parë ai ishte edhe pjesë e protestës së mbajtur në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimine qeverisë së tij.

Në rrjetet sociale, Ștefănuță ka shpërndarë pamje nga incidentet e raportuara gjatë protestës, duke theksuar se “dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme”.

 
Ștefănuță ka deklaruar më herët se vizita e tij në Shqipëri kishte për qëllim njohjen nga afër të situatës dhe dëgjimin e qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve.

 “Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur simbolizon bashkimin e popujve. Shqiptarët e meritojnë anëtarësimin në BE, por gjithashtu meritojnë shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë”, është shprehur ai gjatë vizitës në Tiranë.

Po ndodh...

ide