Dhuna para Parlamentit/ Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama
Aktivisti Edison Lika gjatë fjalës së tij në protestën e 33 para kryeministrisë theksoi se qelitë ku ndodhen protestuesit e arrestuar para Parlamentit duhet të zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama. Ai u bëri thirrje autoriteteve të lirojnë protestuesit e arrestuar me dhunë.
"Prangat në duart e disave prej nesh na bënë ta duam lirinë më shumë. Uji me piper në lëkurën tonë na bëri ta ndjejmë dashurinë për njëri tjetrin më shumë. Nuk arrestuan vetëm 20 prej djemve. Arrestuan një pjesë të trupit secilit prej nesh. Secilit i mungon një pjesë prej trupit. I bëjmë thirrje secilit lironi çunat. Nga qelitë e komisariatit 3, 1 apo 2 kalon rruga për lirinë e popullit shqiptar. Derisa ato djem tanë ballëlartë të zëvendësohem me ministrat e qeverisë Rama në qeli," tha ai.
Po ndodh...
ide
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128