Të tjera konfirmime kanë ardhur së fundmi lidhur me pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka theksuar se Irani do të jetë pjesë e Botërorit dhe ka shprehur kënaqësinë për praninë e tij në kompeticion. Ai nënvizoi gjithashtu se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen sipas planit të paracaktuar, pa ndryshime në vendet e organizimit.
“Irani do të marrë pjesë në Botëror. Jemi shumë të lumtur sepse është një skuadër shumë e fortë,” u shpreh Infantino. “Ndeshjet do të luhen aty ku janë parashikuar sipas shortit. Gjithçka është në rregull.”
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila ka deklaruar se FIFA ka marrë vendimin përfundimtar që nuk do të ketë zhvendosje të ndeshjeve nga vendet e caktuara më parë.
“FIFA ka vendosur përfundimisht që ndeshjet nuk mund të zhvendosen nga vendet e parashikuara,” tha ajo, duke shtuar se një ndryshim i tillë do ta komplikonte ndjeshëm logjistikën e turneut dhe se vendimi është marrë tashmë nga organizata.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
The Hungarian lecture and 4 messages for the political establishment in Albania
Viktor Orban dictator?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128