Pamje dramatike në Tiranë/ Pallati i gjithi nën flakë, nëna largohet me foshnjen në duar

2026-04-14 18:26:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pamje dramatike në Tiranë/ Pallati i gjithi nën flakë,

Këto pamje dramatike vijnë nga një pallat i cili mori flakë pasditën e kësaj të marte pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë pas konstatimit të flakëve banorët janë larguar të panikosur, mes tyre një nënë që mban foshnjen e saj në krah.

Forcat zjarrfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po evakuohen të gjithë banorët e kompleksit.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit që përfshiu një pallat të tërë.

Happening now...

ideas