Now official! Albania in the post-Sylvinho era, Italian Rolando Maran appointed national team coach

2026-05-19 10:07:45 / SPORT ALFA PRESS

Now official! Albania in the post-Sylvinho era, Italian Rolando Maran appointed

Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Tekniku italian është përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të pasuar të larguarin Sylvinho, i cili i dha fund këtij bashkëpunimi. 

Këtë vendim, federata e ka njoftuar në konferencën për shtyp për mediat, brenda ambienteve të "Shtëpisë së Futbollit", duke i besuar këtë detyrë një emri me përvojë dhe CV-i të pasur në kampionatin italian.

Maran ka drejtuar më herët skuadrat si Catania, Chievo, Cagliari, ndërsa ka udhëhequr po ashtu Genoan, Pisan e së fundmi Brescian.

62-vjeçari njihet gjerësisht për stilin e tij “të rreptë” dhe me disiplinë të theksuar, ndërsa skema që ka aplikuar më së shumti në fushën e lojës është ajo 4-3-1-2, e cila ka rezultuar e suksesshme.

 

Happening now...

ideas