Luis Enrique fton skuadrën për darkë për ditëlindjen, por vetë nuk paraqitet

A mund të festohet një ditëlindje pa protagonistin kryesor? Me Luis Enriquen duket se kjo është e mundur.
Trajneri spanjoll, në mbrëmjen pasi siguroi finalen e Ligës së Kampioneve duke eliminuar Bayernin, ftoi të gjithë skuadrën për të festuar ditëlindjen në një restorant elegant në Paris
Të gjithë futbollistët paraqitën në takimin e caktuar në restorantin Prunier, jo larg Harkut të Triumfiy, një ‘shtëpi e kaviarit’ ku mund të shijosh frutat e detit dhe shumë pjata të rafinuara, një vend i nja klasi të lartë në një lagje shik pariziene.
Por surpriza ishte se trajneri nuk u paraqit në darkën e ditëlindjes së tij; Luis Enrique deshi që të lërë futbollistët e tij të festonin pa qenë nën vëzhgimin e tij. Një gjest me anë të të cilit, trajneri asturian deshi të falenderojë të gjithë skuadrën për rezultatet e jashtëzakonshme të arritura në dy vitet e fundit.
Happening now...
Sali Llapa
ideas
Republic of Thieves!
Albania, this ship stuck in the business of theft!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128