Ja kush u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ në finalen e Champions League

Mesfushori i PSG-së, Vitinha, është shpallur lojtari më i mirë i finales së UEFA Champions League, pas paraqitjes së shkëlqyer në triumfin e skuadrës franceze ndaj Arsenalit.
Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s vlerësoi lart performancën e portugezit, duke theksuar ndikimin e tij vendimtar në repartin e mesfushës gjatë gjithë ndeshjes.
“Vitinha ishte lojtari më i mirë i Parisit këtë mbrëmje. Ai mori kontrollin e mesfushës, veçanërisht në pjesën e dytë, duke udhëhequr ekipin përpara dhe duke diktuar ritmin e lojës. Ishte një paraqitje e shkëlqyer nga mesfushori portugez”, thuhet në vlerësimin e UEFA-s.
25-vjeçari ishte një nga figurat kyçe të PSG-së në finalen e zhvilluar në Budapest, duke treguar qetësi, vizion dhe kontroll të lojës në momentet më të rëndësishme të sfidës.
Falë kontributit të tij dhe të gjithë skuadrës, PSG arriti të mposhtë Arsenalin pas goditjeve të penalltive, duke ruajtur për të dytin sezon radhazi titullin e kampionit të Europës.
Happening now...
The "Renewal" Assembly...not to let go of the past!
ideas
Enver-Sali!
Idolaters and idolatry have nothing to do with democracy!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128