Revolt against Noka/ Democrats of Kruja and Fushë-Kruja "occupy" the DP Headquarters, Berisha intervenes!

2026-03-30 15:51:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Revolt against Noka/ Democrats of Kruja and Fushë-Kruja "occupy"

Drejtuesit e Partisë Demokratike Kruje dhe Fushë-Krujë janë detyruar që të zbarkojnë vetë në selinë qëndrore të PD në Tiranë duke ngritur problematikat e tyre, pasi nuk janë dëgjuar deri tani.

Pas "rrëmujës" së parë ata kanë zhvilluar një takim në një nga sallat e selisë ku kanë shprehur revoltën ndaj veprimeve arbitrare të qendrës së partisë për shkrirjen e degeve me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka.

Takimi është shoqëruar me përplasje dhe tensione të forta, derisa është dashur ndërhyrja e kreut të PD Sali Berisha për të qetësuar gjendjen e krijuar.

Në takim ishin pjesa më e madhe e drejtuesve të dy degëve prej të cilëve është argunnetuar se përse një bashkim i tillë dëmton qëllimin e fitores ndaj PS. Në fund të takimit, Berisha, ka premtuar për një zgjidhje të situatës./Alfapress.al

 

Happening now...

ideas