Time and place/ He changed half of the cabinet, Rama will gather the socialists again at the SP National Assembly

Një fundjavë e ngarkuar pritet kjo e kësaj jave për politikën shqiptare, ku Partia Socialiste ka vendosur që të mbajë Asamblenë Kombëtare, ndërsa e djathta shqiptare do të organizojë protestën e radhës.
Do të jetë Partia Socialiste ajo që do të mbajë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare, ndërsa ky aktivitetet do të pasohet një ditë më pas nga protestë e PD-së e cila është paralajmëruar që do të zhvillohet në orën 18:00 në kryeqytet.
Burime për Newsbomb konfirmojnë se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të nisë në orën 10:00 dhe këtë herë kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që takimi të zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas të njëjtave burime, Asambleja do të mbahet në një prej sallave të një prej hoteleve që operojnë në këtë zonë, megjithëse rendi i ditës nuk është bërë ende publik.
Data e 21 Marsit u vendos si dita e Asamblesë gjatë mbledhjes së fundit të Partisë Socialiste në selinë roze, vetëm pak javë pasi kryeministri Rama ka realizuar një ristrukturim të gjysmës së kabinetit të tij.
Happening now...
ideas
Blaming Gaz Bardhi for the statutory changes
The Statute Review and Berisha's Sinking Boat
Will the new justice system unite the SP and the DP?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
