EU rejects Trump on Hormuz, Europe against involvement in Middle East conflict: It is not a NATO issue

Donald Trump po shfaqet gjithmonë e më i irrituar nga ajo që e konsideron përgjigje të munguar nga aleatët europianë të Amerikës, të cilët po e refuzojnë njëri pas tjetrit kërkesën e tij për ndihmë.
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se lufta me Iranin “nuk është çështje e NATO-s”, ndërsa zyrtarët në Francë kanë bërë të qartë se Parisi nuk do të dërgojë forca detare në Gjirin e Hormuzit si pjesë e një përpjekjeje të udhëhequr nga SHBA për ta detyruar hapjen e ngushticës nga ku kalon një e pesta e naftës së globit. Duke folur për BBC Newsnight, Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, po ashtu u shpreh se nuk e mbështet “përshkallëzimin e situatës” përmes dërgimit të ushtrisë së vendit të tij për të mbështetur SHBA-në.
Trump shprehu habi që vendet e tjera nuk ishin “të etura” për të marrë pjesë dhe theksoi se shtete si Kina dhe Japonia, të cilat varen shumë nga ngushtica e Hormuzit për furnizimin e tyre me naftë, duhet të kontribuojnë. Kërkesa e presidentit të SHBA-së që aleatët europianë të ndihmojnë në sigurimin e kalimit të cisternave të naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e së hënës të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel.
“Europianët nuk janë të gatshëm të dërgojnë trupa për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, “sepse kjo do t’i shtonte ata në listën e objektivave të mundshëm” për Iranin, tha për DW Charles Hecker, bashkëpunëtor i Institutit Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI).
Në fillim të takimit, diplomatja e lartë e BE‑së, Kaja Kallas, tha se është në interes të bllokut që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur, “prandaj po diskutojmë edhe se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim nga ana evropiane”, dhe shtoi se BE‑ja është në kontakt me kolegët amerikanë në nivele të ndryshme.
Megjithatë, në fund të takimit ajo tha se nuk kishte “asnjë dëshirë” mes shteteve anëtare për të zgjeruar misionin detar të BE‑së në Ngushticën e Hormuzit, “për momentin”.
Happening now...
ideas
Blaming Gaz Bardhi for the statutory changes
The Statute Review and Berisha's Sinking Boat
Will the new justice system unite the SP and the DP?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128