The 'Final Four' phase in the Superior Category, the calendar is determined, where and when the matches will be played

Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e fundit të saj dhe Faza e ‘Final Four’ po afron gjithnjë e më shumë. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur kalendarin e kësaj faze që do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të vendit dhe ekipet që do të marrin pjesë në Conference League.
Ndeshjet e fazës së ‘Final Four’ do të luhen në ‘Air Albania Stadium’ në periudhën 16-31 maj dhe sipas rregullores në këtë fazë do të luajnë skuadrat që do të pozicionohen në 4 vendet e para të klasifikimit në përfundim të 36 javëve të sezonit
Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje. Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 maj, sfidat e dyta do të luhen më 23 dhe 24 maj ndërsa ndeshjet e treta do të zhvillohen më 29 dhe 31 maj.
Skema e ndeshjeve:
Vendi 1 vs. Vendi 4, 16.05.2026 19:00
Vendi 2 vs. Vendi 3, 17.05.2026 19:00
Vendi 1 vs. Vendi 3, 23.05.2026 19:00
Vendi 2 vs. Vendi 4, 24.05.2026 19:00
Vendi 3 vs. Vendi 4, 29.05.2026 19:00
Vendi 1 vs. Vendi 2, 31.05.2026 19:00
Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas këtyre kritereve:
1.Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
2. Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
3. Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).
Happening now...
ideas
Blaming Gaz Bardhi for the statutory changes
The Statute Review and Berisha's Sinking Boat
Will the new justice system unite the SP and the DP?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128