Opposition councilors in Vlora file a complaint with the prosecutor's office against the Municipality of Vlora and the Central Bank of Kosovo (CKB).

Një tjetër skandal institucional po denoncohet në Bashkinë e Vlorës, ku sipas këshilltarëve të opozitës janë shkelur hapur procedurat ligjore për regjistrimin e shoqërisë ‘Vlora Invest shpk’. Këshilltari i opozitës, Gjergji Nika, akuzon Bashkinë Vlorë dhe QKB-në për presion institucional dhe veprime të paligjshme, ndërsa paralajmëron kallëzim penal në Prokurori.
Denoncimi i Gjergji Nikës:
Patronazhistët e QKB-së në veprim.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës prej më shumë se 15 ditësh kanë kërkuar informacion nga Bashkia Vlorë, Prefektura dhe Këshilli Bashkiak lidhur me korrespondencën dhe presionin e ushtruar nga Bashkia ndaj Prefekturës për ndryshimin e vendimit në lidhje me shoqërinë Vlora Invest shpk.
Deri më sot nuk kemi marrë asnjë informacion.
Madje, edhe në mbledhjen e kaluar të Këshillit Bashkiak pati debate të forta mes këshilltarëve dhe nënkryetares së bashkisë mbi këtë çështje.
Ditën e djeshme, në mënyrë të paligjshme, Qendra Kombëtare e Biznesit ka regjistruar Vlora Invest shpk, në kundërshtim me rregullat dhe procedurat e regjistrit tregtar, pasi nje subjekt me të njejtin emer ekziston që prej 2008. I bëjmë thirrje QKB-së të anulojë menjëherë këtë proces.
Këshilltarët e opozitës po përgatisin kallëzim në Prokurori ndaj QKB-së dhe Bashkisë Vlorë për këtë rast.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128