The dynamics of the murder of the couple in Balldre are revealed! How the pursuit and execution of Kreshnik and Gentiana Mujeci was organized

2026-04-29 10:21:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

The dynamics of the murder of the couple in Balldre are revealed! How the

Zbardhet dinamika e vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci e ndodhur të dielën e shkuar në zonën e quajtur Balldren të Lezhës. Pasi çifti Mujeci pas është futur në Balldre, makina Polo e marrë me qira në Rinas e ka ndjekur nga pas dhe fill pas saj dhe mjeti Audi A4.

Sapo çifti Mujeci është futur në kthesë makina Polo e ka parakaluar në krah të kundërt duke i bllokuar rrugën, dhe makina tjetër Audi ka qëndruar mbrapa.

Nga kamerat rezulton se nga Audi nuk zbret askush, ndërsa nga Polo zbret një djalë në dukje i ri me buzë të bardhë dhe fillimisht qëllon nga pasagjeri dhe më pas qëllon drejt Kreshnik Mujecit pa ndalim. Herë pas here ai shkon edhe nga ana e pasagjeres, ndërsa nga mjeti tip dyshohet se një tjetër person ka qëlluar brenda mjetit Polo.

Sapo kanë marrë konfirmim për viktimat nga kamerat që OraNews ka parë, rezulton se Audi kalon sipër trotuarit dhe ecën para dhe më pas Polo e ndjek nga mbrapa.

Në disa kamera të tjera sigurie pas ngjarjes nuk duket makina Polo, por vetëm Audi. Pasi Audi humb gjurmët nga Polo e autorëve shfaqet në rrugë dhe më pas kamerat kanë gjurmuar se ajo ishte fshehur në banesën e familjes Kolndreu. Policia ka gjetur edhe një bluzë të bardhë që besohet se i përket autorit Renato Mhillaj, personit që ka dalë nga makina dhe ka qëlluar mbi dy viktimat.

 

Happening now...