Berisha zbulon 4 ‘armike të brendshme’ në PD-në e Elbasanit, Noka urdhër përjashtimi në mesnatë

Pronari i Partisë Demokratike Sali Berisha vijon të pastrojë terrenin në parti nga çdo kandidat i mundshëm për kryetar, duke lënë në ‘garë’ vetëm veten e tij, për të kontrolluar dhe udhëhequr partinë me shumë gjasa drejt humbjeve të radhës në 2027 dhe 2029. Në bashkëpunim me Flamur Nokën, Berisha ka nisur një fushatë spastrimesh në parti, ndonëse publikisht flet për hapje të partisë dhe ‘bashkim në diversitet’.
Pas përjashtimit nga PD-ja, përmes Flamur Nokës, të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës Dritan Burgia dhe Arlind Boshku, Berisha ka zbuluar katër ‘armike’ të brendshme në PD-në Elbasanit. Ato janë Alesia Balliu, Doris Madhi, Zheni Gjergji dhe Rudina Alla.
Katër zonjat mësohet se janë përjashtuar dje nga Partia Demokratike përmes një mbledhje fiktive të Kryesisë së PD Elbasan, pa kuorum, por vetëm me koordimin e Flamur Nokës, Blendi Himçi, i njohur si brekëkuqi i Elbasanit dhe Klodiana Çapja, e njohur si përfaqësuese në Kuvend e organizatës kriminale gjakatare Çapja.
Në të ashtuquajturën mbledhje Kryesie të PD-së Elbasan për të përjashtuar katër ‘armiket e brendshme’ në parti, kanë marrë pjesë më pak se sa 1/5 e anëtarëve, bashkë me brekëkuqin dhe përfaqësuesen e krimit. Sipas burimeve, dokumenti i përjashtimit është falsikuar sikur mbledhja e Kryesisë është mbajtur në janar të këtij viti dhe me kuorum të nevojshëm. Motivi i përjashtimit është devijimi nga vija e partisë dhe bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës.
Arsyja e vërtetë e përjashtimit është refuzimi i regjistrimit të Alesia Balliut si kandidate për kryetare e Partisë Demokratike. Vetëm disa ditë pasi Alesia Balliu shpalli publikisht kandidaturën për kryetare të PD-së, Sali Berisha ka vënë menjëherë në lëvizje Flamur Nokën, i cili nga ana e tij ka aktivizuar Himçin dhe Çapjan për përjashtimin e grupit të zonjave, për të kamufluar largimin nga partia të Alesia Balliut dhe eliminimin e saj si kandidate.
Sipas burimeve, Flamur Noka i ka telefonuar në mesnatë Blend Himçit, duke i komunikuar listën me katër emra dhe urdhëruar përjashtimin e tyre gjatës ditës. Himçi ka kontaktuar me Çapjan, ndërsa kjo e fundit ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Kryesisë së PD-së në Elbasan. Edhe nga pakica e anëtarëve që kanë marrë pjesë në mbledhje ka pasur kundërshtime për përjashtimin sidomos të Alesia Balliut dhe Doris Madhit, të cilat nuk kanë kaluar në krahun e pushtetit, por kanë mbajtur qëndrime kritike brenda partisë për mënyrën e drejtimit.
Për shkak të kundërshtive dhe mungesës së kuorumit nuk ka pasur votim. Por, Blendi Himçi dhe Klodiana Çapja kanë falsifikuar një vendim sikur ishte vendim i Kryesisë së PD Elbasan për përjashtimin e katër ‘armikeve të brendshme’. Vendimi i është dërguar menjëherë Flamur Nokës, i cili nga ana e tij ia ka kaluar Berishës, i cili duket se nuk duron dot kandidatë të tjerë në garë që nuk dalin nga mënga e tij./Prapaskena.al
Happening now...
ideas
Saliu's horse, Ed's taggia
Italy/ Investigations, laws and poisons, the eternal clash between politics and justice
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128