“200 mbështetës tek protesta e Berishës”/ Spahiu: 20.000 qytetarë tek kioskat e qofteve të Vitit të Ri në ‘Sheshin Skënderbej’

2025-12-08 20:16:44 / POLITIKË ALFA PRESS

“200 mbështetës tek protesta e Berishës”/ Spahiu:

Protesta e PD ditën e sotme para Kryeministrisë në Ditën e Rinisë, ku janë mbledhur një numër i vogël militantësh, për juristin Kreshnik Spahiu, tregon qartë se kjo parti s’ka mbështetje më nga populli. 

Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’, Spahiu tha se më shumë protestues mblidhen në protesta që bëjnë organizatat, sesa në ato që organizohen nga Sali Berisha. 

‘Protestat bëhen ose për çështje ekonomike që s’kanë motive politike ose ato organziohen politikisht. Kur ka qëllim, marrjen e pushteti ajo kërkohet me numra që të rrëzosh qeverinë, pra duhet që të tregosh që ke një mbështetje të madhe. A ka popull të mjaftueshëm ai që të rrëzojë qeverinë që të ketë zgjedhje të parakohshme për Krishtlindje? 

Një pjesë e publikut mendon se edhe sikur të ketë zgjedhje të reja s’do të kemi një ekip të ri drejtues, pjesa tjetër thotë nuk të vijë në protestë që të protestojë sepse s’dua që t’i të vish në protestë. Kur bëhet një protestë nga një organizate, protesta të taksistëve, protestat që u bënë për Palestinën janë më të larta se këta që janë para Kryeministrisë, edhe qytetarët që mblidhen tek kioskat e qofteve të vitit të ri në sheshin Skënderbej janë më shumë’, tha ai.   

Për Spahiun, kjo pjesëmarrje e ulët në protestën e PD tregon se populli nuk i përgjigjet më kësaj force politike. Ai theksoi se PD e ka humbur misionin e saj politik. 

‘Atëherë do të thotë se ky popull nuk i përgjigjet kësaj force politike. Kjo parti e ka humbur misionin e saj. PD nxjerr më pak protestues se partitë e reja dhe më pak se Basha që është njeriu më i kritikuar’, tha ai. 

 

Happening now...

ideas