Podujeva is shocked! The young woman invites her boyfriend to her house and shoots him to death, the uncle's wife who intervened between them also loses her life

2026-03-23 10:24:58 / KOSOVA ALFA PRESS

Podujeva is shocked! The young woman invites her boyfriend to her house and

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare.

Paraprakisht raportohet se çifit ishin prej kohësh në një lidhje së bashku dhe së fundmi kanë pasur probleme në marrëdhënie e cila ishte drejt ndarjes.

Mediat vendase raportojnë se Ardita Gashi dyshohet se e ka ftuar 45-vjeçarin Ilaz Brahimi në banesën e saj, ku më pas ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, në vendngjarje mësohet se ka mbërritur dhe një familjare e autores së dyshuar, konkretisht thuhet se është gruaja e xhaxhait, Miradije Gashi. Po ashtu dhe kjo e fundit mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa raportohet se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëvem, fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë në spital.

Policia raportohet se ka ndërhyrë për neutralizimin e situatës, ndërsa e dyshuara është shoqëruar për trajtim mjekësor.

Sipas QKUK-së, 31-vjeçarja po vijon të marrë mjekimet e nevojshme ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po vazhdon trajtimi intensiv nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor” thuhet në njoftimin e QKUK-së. (Qendra Klinike Univeristare e Kosovës)

 

Happening now...

ideas