Conflict in the Middle East, Minister Hoxha reveals the figures: Around 3 thousand Albanians are in the region, 17 were evacuated with the help of partners

2026-03-13 11:46:11 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Conflict in the Middle East, Minister Hoxha reveals the figures: Around 3

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha theksoi se në Lindjen e Mesme jetojnë 2962 shtetas shqiptarë. Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, ku po flet për situatën në rajon, u shpreh se ministria i ka kontaktuar të gjithë individualisht dhe se 138 prej tyre kanë shprehur interes për t’u larguar.

Ai u shpreh se 45 prej tyre janë larguar individualisht me zgjidhje të ndryshme, ndërsa 17 të tjerë kanë mundur t’i largojnë me ndihmën e partnerëve të huaj. Ai u shpreh se vështirësinë më të madhe e kanë pasur në Iran, për shkak se nuk janë të pranishëm atje.

“Në fillim të konfliktit ne kemi pasur 2962 shqiptarë në rajon. Këta janë me qëndrim të përhershëm, jetojnë atje me familjet e tyre. Kanë ndërtuar jetën e tyre atje. 543 shtetas kemi pasur me qëndrim të përkohshëm. Ambasada ka kontaktuar individualisht 2511 shtetas. Të interesuar për t’u larguar kanë qenë 138, të asistuar për t’u larguar në forma të ndryshme.

Një vend ndodhet pa hapësirën ajrore, po fqinji e ka. Shumë shtetas u gjendën në atë moment në Izrael, për t’u çuar në një aeroport që u hap enkas në Egjipt. Janë larguar individualisht 45 shtetas, janë evakuuar me asistencën e shteteve të tretë, se është një praktikë që kur një shtet organizon lëvizjen e shtetasve të vet, kur ka vende të lira, janë bërë 17 shtetas në këtë formë. 

Vështirësia më e madhe ka qenë në Iran që ka pasur shqiptarë, por nuk jemi të pranishëm atje, dhe na është dashur të gjejmë modalitetet më të mira. Kemi qenë në marrëdhënie me Kryqin e Kuq dhe ekuivalentin e tij Gjysmëhënën e Kuqe e kuqe që t’i ofrohet ndihmë ndaj shqiptarëve dhe nxjerrin nga territori i Iranit. Kemi shkurajuar udhëtimin në këto zona”, theksoi ministri Hoxha.

Po ashtu, ai bëri me dije se ministria është në kontakt me partnerë ndërkombëtarë dhe organizata humanitare, për të identifikuar mundësitë e mbështetjes në terren të qytetarëve që ndodhen në rajon.

Për të bërë të mundur largimin e qytetarëve nga Irani, ai tha se po bashkëpunojnë me Gjysmëhënën e Kuqe atje si dhe me zyrën e IOM në Teheran.

“Përfaqësia jonë diplomatike në Ankara është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e disa vendeve, përfshirë Greqisë dhe Turqisë, të cilat janë shprehur të gatshme të asistojnë shtetasit shqiptarë që mund të kërkojnë të kthehen në Shqipëri, kryesisht përmes rrugës tokësore. Janë mbajtur kontakte me vendet e tjera për të koordinuar sa më përshtatshmërisht në rastet me përparësi, për familje, të rinj, apo persona në situatë të veçantë. Duke pasur parasysh që Shqipëria nuk ka marrëdhënie dhe asnjë prani në Iran, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Shqipëri dhe ekuivalentin e tij në Teheran, Gjysmë Hënën e Kuqe (Iranian Red Crescent Society) është vlerësuar mundësia që, në rast kërkese nga qytetarët tanë, të ofrohet ndihmë për largimin apo evakuimin e tyre nga territori iranian.

Po ashtu, IOM ka një zyrë në Teheran me të cilën është në kontakt dhe pritet një përgjigje prej tyre lidhur me mundësitë e asistencës për shtetasit shqiptarë. MEPJ ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile për të bashkërenduar veprimet, për të qenë të përgatitur në çdo rast dhe eventualitet në përputhje me evoluimin e situatës. Përfaqësitë tona janë duke regjistruar shtetas rezidentë të cilët janë interesuar për të ditur mbi mundësitë për evakuim, në rast nevoje ekstreme. Kërkesat ndahen me QKOEC-në në mënyrë që pas konfirmimit dhe vendimit përfundimtar, të aktivizohet mekanizmi i ERCC-së (Qendra e Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave në BE) për të realizuar operacionin. Situata mbetet në ndjekje të MEPJ-së dhe përfaqësive diplomatike, të cilat vijojnë komunikimin me qytetarët shqiptarë dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë për çdo nevojë të mëtejshme asistence.”, shtoi ministri.

 

Happening now...